Me rastin e 9 Majit dita e Evropës
Zyra Komunale për Integrime Evropiane
O.J.Q. Ask, Knock, Seek
Ftesë
Me rastin e 9 Majit dita e Evropës
Zyrën Komunale për Integrime ne Lipjan ne bashkëpunim me OJQ-në AKS, organizojnë festimin e 9 majit Ditën e Evropës në Lipjan. Organizata AKS bashkë me ZKIE, dhe me përkrahje te KK Lipjan, ka planifikuar aktivitete te ndryshme që do të zhvillohen për këtë ditë, të cilat do të kontribuojnë në ofrimin e informacioneve përmes aktiviteteve me qytetar të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Lipjan, si dhe shpërndarjen e broshurave tek qytetaret për Bashkimin Evropian prezantim e debat, për progresin ekonomik e shoqëror qe sjell integrimi evropian për ne. Qytetaret lipjanas ne ditën e 9 majit, do të kenë mundësinë përmes këtyre aktiviteteve të mësojnë për rëndësinë e Integrimit ne Evrope.
Ftojmë mediat të përcjellin këto aktivitete, dhe qëllimin tonë të ndihmoni me transmetimin e kësaj ngjarjeje ne komunën e Lipjanit..
Ju faleminderit për përkrahje
Mimoza Karameta
Zyrtare Komunale për Integrime Evropiane
Arietë Gashi
Perfaqsuese e organizaten A.K.S