Sot në zyrën e tij Kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja priti përfaqësuesen  e Bankes Botërore znj.Mariana Pupsaj…

 
     Sot në zyrën e tij Kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja priti përfaqësuesen  e Bankes Botërore znj.Mariana Pupsaj me bashkëpunëtorë. Qëllimi e ketij takimi ishte interesimi i znj.Pupsaj  për kushtet e punës ne drejtoratin e Gjeodezise dhe Kadastrit në Lipjan. Me këtë rast  kryetari Buja e njoftoi përfaqësuesen e Bankës Botërore për kushtet aktuale të këtij drejtorati dhe mundësitë jo të mira për për përmirësimin e kushteve andaj qdo ndihmë për këtë qëllim do të ishtë i mirësëardhur .Me këtë rast znj.Mariana Pupsaj njofoi z.Buja për ndarjen e mjeteve në shumë prej 10 milion dollar në përmirësimin e kushteve në agjensionin Kadastral të Kosovës  dhe drejtoritë komunale. Në fund të këtij takimi me qëllim të efikasitetit të punës së këtij drejtorati në interes të qytetarëve, kryetari Buja u shpreh kategorik për idenë e centralizimit të shërbimeve kadastrale.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.