Në vazhdë të bashkëpunimit të rregullt te Shërbimit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtim me KFOR-in dje është realizuar edhe një projekt mjaft i rëndësishëm për funksionimin normal të zjarrëfiksëve në Komunën e Lipjanit…
 

     Në vazhdë të bashkëpunimit të rregullt te Shërbimit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtim me KFOR-in dje është realizuar edhe një projekt mjaft i rëndësishëm për funksionimin normal të zjarrëfiksëve në Komunën e Lipjanit. Donacioni ka të bëj me paisjet komplete për intervenim – shpëtim në rastet e aksidenteve në komunikacionin rrugor si : kompresori hidraulik, gërshëre hidraulike. Zgjerues, prerës, vegla për stabilizim të  automjetit të aksidentuar dhe paisje të tjera ndihmëse për këto raste. Para fillimit të ceremonisë së pranim dorëzimit të paisjeve u zhvillua një ushtrim i përbashkët i Zjarrëfiksëve dhe KFOR-it Finlandez dhe Zjarrëfiksëve të Komunës së Lipjanit, ku me këtë rast i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja me bashkëpunëtor dhe Komandanti i kampit “Ville”, Komandanti i Brigades shumëkombëshe qender dhe ushtarak të tjerë. Kryetari Buja falenderoi njësitin e KFOR-it Finlandez për dhurimin e këtij donacioni në paisje teknike duke konsideruar se këto paisje do të shtojnë efikasitetin e kryerjes së punëve me sukses të njësitit të Zjarrëfiksëve në komunën tonë. Gjithashtu kryetari Buja ndau mirënjohje njësitit të KFOR-it për bashkëpunim dhe përkrahjen e vazhdueshme me institucionet komunale.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.