Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot ka pritur në takim në zyrën e tij përfaqësuesit e programit DEMOS, Ertan Munoglun, me të cilin kanë diskutuar për ecurinë e punëve të këtij viti, konkretisht në fushat dhe indikatorët matës të perfomancës komunale.
Kryetari Ahmeti, ka theksuar se Komuna e Lipjanit edhe përgjatë këtij viti ka qëndruar mirë në ngritjen e performacës, Ahmeti tha tashmë me qenë se jemi kualifikuar edhe për vitin 2019, ne do të vazhdojmë edhe më tutje me avancimin e shërbimeve në mënyrë që të kemi progres më të shtuar.
I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka potencuar se Komuna e Lipjanit për të katërtën herë kualifikohet me Opinionin të Pamodifikuar të Auditimit si dhe në menagjimin e mirë të parasë publike.
Nga ana tjetër, Ertan Munoglun ka bërë të ditur se Komuna e Lipjanit është mbi nivelin mesatar të komunave të tjera sa i përket performancës dhe se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rritje të grandit nga DEMOS dhe SIBA Suedeze.
