Mbledhjen e radhës së asamblesë komunale të Lipjanit të cilën e kryesoi Lulzim Rrustemi kryesues, ku fillimisht ai prezantoi rendin e ditës para asamblesistëve me këtë rast u aprovua…
Mbledhjen e radhës së asamblesë komunale të Lipjanit të cilën e kryesoi Lulzim Rrustemi kryesues, ku fillimisht ai prezantoi rendin e ditës para asamblesistëve me këtë rast u aprovua. Ndërsa rreth pikës së dytë Propozimi i Vendimit për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Lipjanit për periudhën 2010-2015 dhe ngrtija e komisionit e përbërë prej 11 anëtarësh asamblesitë dhe ekspertë të lëmive të ndryshme të cilët do të mirren me hartimin e strategjisë Zhvillimore u aprovua pas debateve të shumta nga ana e këshilltarëve. Gjithashtu në këtë seancë u aprovua edhe Propozimi I Vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm për shpronësim të paluajtshmërisë në ZK-Dobratin dhe ZK. Gushtericë e Ulët për hapjen e puseve të reja për sistemin e ujësjellsit. Si dhe Propozimi i Vendimit për nxjerrjen e strukturës organizative të administratës së Komunës.Gjithashtu u aprovua edhe pika e fundit e propozuar për këtë mbledhje Caktimi anëtarëve të KPF-së dhe Komitetit për Komunitete dhe formimi i Komiteteve të tjera të nevojshme. Komitete formuara janë: Komiteti për Politikë dhe Financa, Komiteti për Arsim, shëndetësi etj.