Qeveria norvegjeze, me ngritjen e objektit shkollor për nevojat e shkollës profesionale “Adem Gllavica”në Lipjan, këtij objekti do ti shtohet edhe ndërtimi i një kolegji bujqësor…
Qeveria norvegjeze, me ngritjen e objektit shkollor për nevojat e shkollës profesionale “Adem Gllavica”në Lipjan, këtij objekti do ti shtohet edhe ndërtimi i një kolegji bujqësor. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lipjanit Shukri Buja në një takim me gazetarë të hënën, ku mes tjerash tha se shoqata mbretërore norvegjeze “Norges Vel”, ka arritur pajtimin për ndarjen e fondeve shtesë për ndërtimin e kolegjit bujqësor.Me ngritjen e këtij kolegji do të kemi dy nivele të shkollimit, atë njëvjeqar dhe shkollimin parauniversitar dyvjeqar. Buja më tej ka thënë, se përpos Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë Lipjani me këtë kolegj do të bëhët qendër universirtare dhe e zhvillimit ekonomik në interes të qytetarëve lipjanas.