Komuna e Lipjanit ditë më parë ka lëshuar një urdhëresë që ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e brendshëm të qendres…
Komuna e Lipjanit ditë më parë ka lëshuar një urdhëresë që ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e brendshëm të qendres . Pronarët që posedojnë leje të përkohshme për garazhe, kioska objekte të tjera dhe që janë në pronën komunale janë urdhëruar nga komuna që të paraqiten ne komunë për tu njoftuar që së shpejti nis rrënimi i tyre. Urdhëresa iu është drejtuar sektorit pronësoro –juridik që të njoftohen të gjithë pronarët e garazhave kioskave dhe objekteve të cilat janë në pronën komunale e që të cilat posedojnë leje të përkohshme se së shpejti do të fillojë rrënimi i tyre dhe do të nisë pasrtimi hapësiarave publike. Kjo urdhëres ka filluar të zbatohet me njoftimet që janë bërë për të gjithë ata pronar që kanë ndërtuar në pronësi publike, ka thën kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja. Ai ka shtuar se në Lipjan ka shumë garazhe e objekte që janë të ndërtuara me dhe pa leje në pronat komunale dhe ne jemi të përkushtuar që ta pastojmë qendren për të liruar vende për gjelbrërim dhe ndërtime të tjera .