Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti GAP “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave”, Komuna e Lipjanit, me 100 pikë të grumbulluara, është renditur si komuna më transparente

Kjo dëshmon edhe një herë se transparenca vazhdon të jetë prioriteti ynë bazik në të gjitha fushat, me theks të veçantë transparenca buxhetore, e cila rrit llogaridhënien dhe besimin në institucionet publike, si dhe ndikon në menaxhim më efikas të parasë publike.
Ne do të vazhdojmë me punë dhe transparencë.