Ditën e parë të vitit të ri shkollor 2020/2021 nxënësit e Magures e kanë nisur në shkollë të re.

Në përurimin e kësaj shkolle që mban emrin e dëshmorit “Haradin Bajrami”, morën pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryetari i komunës Lipjanit Imri Ahmeti dhe ministri i Arsimit Ramë Likaj.

Kryetari i komunës Imri Ahmeti falënderoj Kryeministin Hoti për ndihmën e dhënë në ndërtimin e kësaj shkolle. Ai tha se ishte Hoti në cilësinë e ministrit të Financave në Qeverinë Mustafa, i cili i kishte dhënë lajmin për nderimin e kësaj shkolle dhe tani ndjeher i lumtur që ai po merr pjesë sot në këtë përurim në cilësinë e Kryeministrit.
“Është rast i veçantë sepse po përurohet një objekt i veçantë, një objekt model i kompletuar me gjithë infrastrukturën. Në raport me një objekt që deri më tani e kemi pasur, vërtet jep mundësi të mira që nxënësit tonë të jenë më komod dhe të kenë një shkallë më të lartë të mësimnxënies është shprehur kryetari Ahmeti.
Ndërsa, Kryeministri Hoti në fjalën e tij, ka përgëzuar kryetarin Imri Ahmeti për punën e bërë në kompletimin e kësaj infrastrukture. Ai duke uruar nxënësit për këtë shkollë, bëri thirrje që të respektohen masat, në mënyrë që mësimi të vazhdojë.
“Shfrytëzoj rastin që në ditën e parë të mësimit të kërkojë nga mësimdhënësit, nxënit kujdes maksimal, në mënyrë që mësimi mos të ndërpritet, sepse ai nuk merret askund më mirë së në shkolla. Kjo shkollë më mirë së askund tjetër plotëson kushtet për të organizuar mësim modern”.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.