Sot në zyrën e kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja  ka qëndruar për një vizitë pune Kryeministri Kosovës z. Hashim Thaçi  me bashkëpunëtor.

      Sot në zyrën e kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja  ka qëndruar për një vizitë pune Kryeministri Kosovës z. Hashim Thaçi  me bashkëpunëtor. Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja tha “e informova kryeministrin për projektet në komunën e Lipjanit të cilat janë në implementim dhe të cilat kanë përfunduar, kryesisht janë implementim I buxhetit komunal të planifikuar për këtë vit. Janë investime në kanalizim që është fusha më me rëndësi së cilës i kemi dhënë prioritet. Dhe me përkrahjen e ministrive kemi asfaltuar e  disa rrugë dhe kemi shtrirë՞ rrjetin e kanalizimit dhe gjithsesi njoftova kryeministrin për projekte që I kemi për arsimin, tri shkolla që janë në ndërtim dhe dy shkolla që janë në fazën e tenderimit. Projektet e bashkësisë evropiane të cilat i kemi përfituar për kanalizimin në fshatrat Medvec-Vrellë dhe projekti më I madh që është në komunën e Lipjanit, rrejti I ujësjellësit që është implementim prej vitit të kaluar në vlerë prej 2.4 milionë euro në bashkëpunim me USAID-i. Ndërsa Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi tha  “Unë Kam vizituar kryetarin Buja për ta përgëzuar për punën që është duke e bërë në shërbim të gjithë qytetarëve të Lipjanit. Ndryshimet më të mira të mundshme po shihen dhe janë duke I ndjerë të gjithë qytetarët kësaj komune. Me investime qoftë të autoriteteve komunale , qoftë të mbështetura nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Projektet të cilat janë në proces do të vazhdojnë së implementuari, qoftë në aspektin e infrastrukturës, apo të angazhimeve tjera të cilat janë të planifikuara nga autoritetet komunale, tha mes të tjerash gjatë vizitës bërë komunës së Lipjanit Kryeministri Thaçi.
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.