Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Drejtorin Gjeneral të Fondacionit Maarif, z. Mehmet Nedim Aslan, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet komunës dhe Shkollës Ndërkombëtare Maarif në Lipjan.
Kryetari z. Ahmeti vlerësoi kontributin e Fondacionit Maarif dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të ndërsjellë për zhvillimin e arsimit. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur çdo iniciativë të ardhshme që synon të forcojë bashkëpunimin dhe të krijojë mundësi më të mira arsimore për të rinjtë e Lipjanit.
Drejtori i Fondacionit Maarif, z. Aslan, falënderoi Kryetarin Ahmeti për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Drejtorinë e Arsimit në Lipjan. Ndërsa si shenjë mirënjohjeje, z. Aslan i dhuroi Kryetarit një simbol të shkollës, për bashkëpunimin dhe mbështetje nga komuna e Lipjanit.