Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, për realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Përmes këtij memorandum të mirëkuptimit mes Komunës së Lipjanit dhe UNICEF synohet zbatimi i “Nismës e Komunës mike ndaj famijëve”.

I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se përmes këtij memorandumi Komuna e Lipjanit tregon se është e përkushtuar për ti përmbushur të drejtat e fëmijëve.

Drejtori i UNICEF për Kosovë, Murat Sahin, theksoi se ky bashkëpunim me Komunën e Lipjanit pritet që do të zgjasë për pesë vitet e ardhshme, për të shtyrë përpara agjendën e të drejtave të fëmijëve.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.