Këtyre ditëve,drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pranë Kuvendit Komunal në Lipjan ka organizuar një cikël të ligjeratave me qëllim të vetëdijsimit të qytetarëve veçanarisht nxënësve për parandalimin e zjarreve.
Këtyre ditëve, drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pranë Kuvendit Komunal në Lipjan ka organizuar një cikël të ligjeratave me qëllim të vetëdijsimit të qytetarëv e veçanarisht nxënësve për parandalimin e zjarreve.Haqif Drenica drejtor i DMSh-së tha se: fillimisht jemi duke mbajtur ligjerata me nxënësit e klasëve të VIII-ta dhe të IX-ta të shkollave fillore,e më vonë planifikojmë të përfshijmë në këto ligjerat edhe nxënësit e shkoollave të mesme.
Tani aktiviteti i ynë ka filluar në zonën lindore të komunës ,atje ku dukuria e zjarreve sezonale (fushore e malore) po përsëritet çdo vit ,dhe është me shkallë më të madhe të rrezikshmërisë.Ai më teij shtoi se ky aktivitet është pjesë e Planit Vjetor të punës së DMSh-ës si dhe Planit të aktiviteteve të (Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi)KKSB-së.Në këto ligjerat ,përveç zyrtarëve të DMSh-së janë të përfshirë edhe zyrtarë të drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari,Policia e Kosovës si dhe anëtarë të Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi ,tha mes tjerash Haqif Drenica drejtor i DMSh-së.