Në shtëpinë e kulturës në Lipjan të enjten me rastin e 11 vjetorit të masakrës së forcave serbe, në fshatërat: Sllovi, Hallaq i Vogël, Kraishtë, Ribar i Madh, Shalë, Mirenë, Blinaj etj.
Në shtëpinë e kulturës në Lipjan të enjten me rastin e 11 vjetorit të masakrës së forcave serbe, në fshatërat: Sllovi, Hallaq i Vogël, Kraishtë, Ribar i Madh, Shalë, Mirenë, Blinaj etj. Me një Akademi përkujtimore u përkujtuan 164 martirët e vrarë nga forcat serbe gjatë muajit prill 1999. Monumentet e lirisë, komplekset memorialë të ndërtuara në Sllovi, Hallaq të Vogel, Ribar të Vogël si dhe ato që do të ndërtohen në fshatrat e tjera janë dëshmi e historisë sonë të re Kombëtare, janë krenaria jonë, Shteti i ri i Kosovës po ndërtohet mbi gjakun e të gjithë atyre që ranë për lirinë tonë, tha nënkryetari i komunës së Lipjanit z. Florent Hoxha duke i përshëndetur të pranishmit në emër të kryetarit të komunës z. Shukri Buja. Ndërsa në emër të familjarëve foli Banush Bytytqi nënkryetar i komunës u shpreh para të pranishmëve, u bënë 11 vite që na ndjekin në çdo çast dhe hap kujtimet e tmerrshme të luftës me Serbinë, e cila na i mori njerëzit tone të dashur, duke krijuar boshllëk dhe dhembje të përhershme në zemrat tona por edhe duke na bërë të ndjehemi krenarë për ta, sepse ata ndërtuan bazamentin e lirisë së shtrenjtë që e patëm nevojë dhe u terrorizuam me shekuj. Ne sot i kujtojmë me respekt dhe me përkushtim të dashurit tone. Ne po ashtu këmbëngulim në ndërtimin e shtetit të Kosovës, që ishte ëndërr dhe amanet i tyre për çka edhe ranë. Bajram Gashin, vrasjet vazhduan në Hallaqin e Vogël. Por ato ishin masive. U vranë 20 qytetarë shqiptarë, nga të cilët 4 ishin të strehuar nga vendbanimet tjera. Forcat serbe urdhëruan daljen e gjithë shqiptare në lëndinë të fshatit. Ata që nuk arritën të dalin u vranë në oborret e shtëpive, madje dy nga ta u dogjën. Nga ata 40 të Stuhia e shkatërrimeve dhe e vrasjeve ne komunën e Lipjanit vazhdoi edhe më vonë. Më 17 prill në Jetën e Re u vra e u dogj plaku 68 vjetarë. M 18 prill makineria vrastare serbe , gjithnjë e ndihmuar dhe e informuar nga serbet vendas, ekzekutoi dhe masakroi 25 shqiptarë ndërsa 7 të tjerë i gjymtoi me plagë të rënda. Mosha e tyre ishte prej 10 deri në 90 vjet. Kjo ndodhi në fshatin Ribar i Vogël. Të vrarit ishin 10 nga familje. Vishesella, 6 nga familje Vuniqi që u gjenden të strehuar në Ribar, 4 të tjerë i takonin familje Gërxhaliu ndërsa nga 2 të tjerë ishin të familje Ismajli dhe Jashanica dhe një nga familje Kelmendi. Nga të vrarit në Ribar 8 ishin femra.
Krimi serb vazhdoi edhe në Hallaq të Vogël. Më 24 mars 1999 u vra humanisti dhe aktivisti i çështjes kombëtare, dëshmori i kombit Ismet Asllani. Më 19 prill tubuarit në lëndinë, 13 i veçuan për pushkatim, nga të cilët 11 i ekzekutuan para syve të familjeve të veta. Në këtë vrasje familje Gashi humbi 4 anëtarë, po aq edhe familje Buzuku. Familje Asllani 3 anëtarë, nga Zekiqët u vranë 3 vëllezër ndërsa nga një anëtarë e humbën familje Jashari-Mordoqi, Mulaku,Bajrami, Fazliu dhe Selimi. Kufomat e Minush dhe Abdullah Gashit janë gjetur të karbonizuara.
Vazhda e vrasjeve si në fshatrat e përmendura ka ndodhur edhe në fshatrat tjera, si shumëkund në Kosovë. Në Kroishtë u vranë 6 civil shqiptarë. Në Honroc 5. Në Ribar të Madh u vranë e u masakruan 6 veta. Në Blinajë 8. Në Mirenë 7. Pastaj vrasje gjatë dy ofenzivave serbe pati edhe në Kleçkë, Shalë, Krojmir, Baicë, Mirenë, Resinoc, Zllakuqan, Magurë, Bregu I Zi, Leletiq, Rufc I Ri, Dobrajë, Qylagë, Poturoc, Leta e Re, Janjevë,, Brus, Akllaap, Terbuc, Gadime, Babush të Muhaxherëve dhe Plitkoviq. I gjithë ky varg I ndjekjeve dhe i terrorit serb na kujton fushatat makabër të së kaluarës kur baballarët dhe gjyshërit tanë binin viktima me qëllim të lëshimit të trojeve të veta.