Të enjten në orët e pasdites ka qëndruar në Janjevë Ministri Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, i cili shoqërohej nga kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja dhe përfaqësues të Ambasadës Kroate në Prishtinë…

Të enjten në orët e pasdites ka qëndruar në Janjevë Ministri Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci.i cili shoqërohej nga kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja dhe përfaqësues të Ambasadës Kroate në Prishtinë. Ata fillimisht janë takuar me famulltarin e Kishës Katolike në Janjevë, Don Matej i cili në emër të komunitetit kroat ka njoftuat të pranishmit për gjendjen e banorëve të këtij lokaliteti. Don Matej më pas ka thënë, komuniteti kroat jemi të gatshëm për bashkëpunim me institucionet lokale dhe qendrore e veçanërisht në sektorin e bujqësisë sepse Janjeva është rajon bujqësor ku mundë të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj, fonde që të zhvillojnë këtë vend dhe veprimtaritë ekonomike. Ministri Blerand Stavileci ka thënë se Lipjani është vend i përshtatshëm për investime në bujqësi “Ne si Ministri e Bujqësisë në bashkëpunim me komunën e Lipjanit do të mbështesim disa projekte nëlëminë e buqësisë”. Pra objektivat tona janë që ta rrisim numrin e kafshëve të imëta, e me këtë do ta rrisim prodhimtarinë e mishit prodhimeve të djathit etj. Kjo do të thotë që të përmirësojmë infrastrukturën blektorisë. Ndërkaq kryetari Komunës se Lipjanit Shukri Buja, mes tjerash ka thënë se Janjeva do të përfitoi edhe projekte tjera si në rrugë, kanalizim ujësjellës ekonomi kulturë ”Ky vend ka kushte ideale për t’u marr me kultivimin e pemëtarisë sidomos kultivimin e kumbullës, rrushit qershisë pra këto kultivime këtu kanë një histori të lashtë” ka thënë z.Buja.