Sot kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja, priti në zyrën e tij ministrin në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL)…

Ndërsa ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati në prononcimin e tij për media tha se sot kom arsye të jem i lumtur me gjithë informata e mira që i morra nga kryetari nga se Lipjani fal lidershipit dhe organizimit të mirë është një komunë që funksionon plotësisht në bazë të zbatimit të ligjit, ofron shërbime të mira për qytetarët njëkohësisht në të gjitha projektet qe prezantoi kryetari shihet se jeta në Lipjan po përmirësohet dita ditës në interes të qytetarëve. Ai më tej shtoi se edhe ne si ministri e Administrimit dhe Pushtetit Lokal do të mbështesim investimet në projektet e rëndësishme për jetën ë qytetarëve. Për më tepër ministri Ferati theksoi se edhe Lipjani një prej komunave amë I ka kontribuar shumë bartjes së qendrës së të dhënave për komunën ë re të Graçanicës.