Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci i shoqëruar nga kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja sot kanë vizituar fabrikën "Magjik Ice" në Lipjan…

SAM_1075-(1).JPGMinistri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci i shoqëruar nga kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja sot kanë vizituar fabrikën "Magjik ais" në Lipjan, e cila kryesisht merret me prodhimin dhe përpunimin e djathit dhe të akulloreve.
 Qëllimi kësaj vizite dhe vizitave tjera që jemi duke i bërë në teren është që të njihemi nga afër me problematikën që ekziston në sektorin e bujqësisë konkretisht për çka jemi edhe sot këtu dhe do të vazhdojmë edhe te disa përpunues, realisht me problemet me të cilat përballet sektori i qumështit, sektor të cilin ne e mbështesim tha Ministri Stavileci. Ai më tej th se  këtë vit ne kemi rritur përkrahjen financiare për 50% krahasuar me vitet e kaluara është shtuar numri i përfituesve dhe është shtuar numri i krerëve dukshëm të subvencionuar, kemi rritur numrin diku për 3 mije – 3 mijë e 5 qind përfitues dhe 30 deri në 35 mijë krerë të subvencionuar. Përveç pjesës së përkrahjes së prodhimtarisë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e blegtorisë dhe sektorit të qumështit është edhe pjesa tjetër e përpunimit në këtë drejtim po ashtu financiare, pse jo nga buxheti i Qeverisë, i Ministrisë së Bujqësisë kemi grandet e komisionit Evropian të cilat janë të dedikuara pikërisht për hallkën e dytë pra të industrisë përpunuese jo vetëm të qumështit por të pemëve perimeve dhe të mishit përfundoi z.Stavleci  Ndërsa kryetari i komunë së Lipjanit Shukri Buja me kë të rast ka thënë vizita e Ministrit të Bujqësisë në Lipjan është e mirëseardhur dhe praktikat që po i zhvillon ministri janë shumë të mirëpritura për zhvillimin e bujqësisë sepse po përballet me kërkesat dhe problemet e prodhuesve të bujqësisë. Këtu jemi në komunën e Lipjanit te një prodhues që ne e quajmë ndër më të mirët në komunën e Lipjanit sipas inspektorëve të Lipjanit është fabrika më e mirë më e pastër në Lipjan gjithsesi është më e rregullta në pagesën e taksave dhe tarifave,tha mes tjerash z.Buja  Lulëzim Aliu pronar i kësaj fabrike tha se nga ministri Stavileci dhe kryetari Buja kemi marr imputo mjaft të mëdha që do të na përkrahin sot, tutje por edhe në të ardhmen me grande, me përkrahje financiare dhe morale me produktet tona.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.