Drejtorati për Bujqësi dhe Pylltari në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur përfituesit e subvencionit për lopë qumështore dhe mështjerra në Komunën e Lipjanit…

        Drejtorati për Bujqësi dhe Pylltari në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur përfituesit e subvencionit për lopë qumështore dhe mështjerra në Komunën e Lipjanit tha drejtori i DBP-së Arijan Agushi.Ai më tej shtoi se përfitues të këtij subvencioni janë 120 Blegtorë ,dhe numri i krerëve të gjedheve të subvencionuara është gjithsejtë 1194 krerë ndërsa shuma e përgjithshme e shpërndarë është 35820 €.
          Blegtorët nga komuna e jonë që mbajnë bagëti, e që janë kryesisht nga zonat rurale këtë vit janë përfitues të subvencioneve nga MBPZHR,në shumë prej 30 euro për  ç’do krerë të bagëtisë. Ditë më parë  ministri i Bujqësisë Bleran Stavileci gjatë një vizite  që i bëri Janjevës ai i premtoi komunitetit janjevas për subvencionimin e disa sektorëve të bujqësisë në këtë rajon. Me këtë formë të subvencionimit synohet stimulimi i blegtorëve edhe në përmirësimin e infrastrukturë së fermave si dhe për ta shtuar numrin e lopëve qumështore dhe të mëshqerrave e me këtë e rrisim numrin e bagëtive. përfundoi z Agushi.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.