Në fshatin Leletiq të komunës së Lipjanit me rastin e 11 vjetorit të rënies u përkujtua Haredin Bajrami dëshmor i Kombit…

      Në fshatin Leletiq të komunës së Lipjanit me rastin e 11 vjetorit të rënies u përkujtua Haredin Bajrami dëshmor i Kombit. Të pranishëm në këtë tubim ishin familjar të dëshmorit përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe mysafir të tjerë. Me këtë rast kryetari i Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja i përshëndeti të pranishmit e veçanërisht familjarët e dëshmorëve. Ai më tutje vazhdoi se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve më ne fund u kurorëzua me krijimin e shtetit të Kosovës, andaj ne si institucione qofshin ato lokale apo qendrore do të angazhohen gjithnjë për krijimin e shtetit më të fuqishëm të Kosovës gjë që ishte dëshirë e të gjithë të rënëve për këtë liri që në e gëzojmë sot. Mbi të gjitha në do të përkujdesemi për fëmijët dhe benificionet e duhura në mënyrë institucionale për të gjithë dëshmorët e Kombit.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.