Kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja në zyrën e tije ka pritur sot instrumentistët e vegjël popullor të SH.K.A “ Ulpiana” të cilët me 20,21 dhe 22 Maj të këtij viti murrën pjesë në festivalin e 7-të mbarëkombëtar të instrumentistëve të vegjël që mbajt në Fushë – Arrëz të Shqipërisë.

Kryetari Buja fillimisht i përgëzoi këta instru

pjesëmarrje në këtë festival dhe për sukseset e arritura dhe unë ndjehem shumë i kënaqur me shpërblimin që keni marrë përkatësisht rangimin në vendin e tretë në kuadër të grupeve pjesëmarrëse. Ai më tej shtoi se edhe e unë isha prezent në natën e parë me rastin e hapjes solemne të këtij festivali pasi që komuna e jonë është bashkë organizatore e këtij festivali. Unë ju premtoj së edhe në të ardhmen do të mbështesim aktivitetet kulturore të komunës sonë, përfundoi Buja. Ndërsa, Selman Jashanica udhëheqës i sektorit të kulturës i cili ka shoqëruar fëmijtë në këtë festival, tha se festivali i 7-të mbarëkombëtar ishte i organizuar në nivel të lartë ku murrën pjesë 18 grupe të instrumentistëve të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët prezantuan vlera të larta artistike nga trevat përkatëse para artdashësve të këtij qyteti.
Në një konkurrencë të fortë vendin e parë e zuri grupi i fëmijëve i “Sh.K.A “Shotë Galica” nga Drenasi, vendin e dytë grupi i fëmijëve nga qendra kulturore e qytetit të Matit ndërsa në vendin e tretë u radhitën grupi i fëmijëve nga Lipjani. Z. Jashanica më tej shtoi se e veçanta e këtij festivali është se 3 numrat më të mire që u përzgjodhën ne ketë festival do të prezantohen para qytetareve lipjanas me 12 Qershor Ditën e Çlirimit të Lipjanit përfundoi z. Jashanica.