Dje në komunën e Lipjanit filloi zbatimi i planit për lirimin e pronave publike ku më pas parashihet të ndërtohet një pjesë e parkut të qytetit sipas planit  rregullativ urban

Dje në komunën e Lipjanit filloi zbatimi i planit për lirimin e pronave publike ku më pas parashihet të ndërtohet një pjesë e parkut të qytetit sipas planit  rregullativ urban, kështu tha Bajram Rizani drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunë e Lipjanit. Ai më tej shtoi se objektet e rrënuara deri më tani janë objekte ndihmëse dhe garazhe ndërsa ne ditët ne vijim do të bëhet rrënimi dhe largimi edhe i të gjitha objekteve afariste të cilat janë të ndërtuara në hapësirat komunale dhe janë të ndërtuara pa leje ndërtimi. Rrënimin e objekteve të cekura i kryen kompania “Parajsa”e kontraktuar nga komuna për këtë qëllim.
Në rrenim kanë asistuar edhe policia e Kosovës dega në Lipjan. Rrënimi deri më tani ka kaluar pa asnjë pengesë dhe është mirëpritur nga ana e qytetare të Lipjanit.
Rrënimi i këtyre objekteve bëhet me qellim të lirimit të hapësirave komunale të cilat do të shërbejnë për gjelbërim, pushim dhe rekreacion të qytetare të Lipjanit.
Presim dhe shpresojmë në bashkëpunim me qytetarët e Lipjanit edhe në të ardhmen sikurse edhe gjerë me tani në këtë aksion i cili ka për qëllim të zbatimit të ligjit dhe përmirësimit të jetës së qytetare, përfundoi z. Rizani,
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.