Të merkurën në ambientet e Qendrës Kulturore “Tahir Sinani”në Lipjan organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim më (KVRK) Këshillin e Veprimit Rinor Komunal në Lipjan dhe (DIR) Departamentin e Rinisë në nivel të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport u bë hapja zyrtare e Muajit të Rinisë 2010 me moton “Rinia Forca që Ndryshon të Ardhmen”.

  Të merkurën në ambientet e Qendrës Kulturore “Tahir Sinani”në Lipjan organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim më (KVRK) Këshillin e Veprimit Rinor Komunal në Lipjan dhe (DIR) Departamentin e Rinisë në nivel të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport u bë hapja zyrtare e Muajit të Rinisë 2010 me moton “Rinia Forca që Ndryshon të Ardhmen”. Në këtë solemnitet merrnin pjesë, Kryetari i komunës së Lipjani z. Shukri Buja , nënkryetari i komunës së Lipjanit Florent Hoxha , Lirije Kajtazi zëvendësministresh në ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit si dhe zyrtar të rinisë nga komunat të ndryshme etj.
    Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari Buja tha: sot në Lipjan fillon muaji i rinisë në bashkëpunim dhe perkrahje të ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, këtu në Lipjan po fillon  muaji i rinisë 2010 e që do të vazhdoj për një muaj rresht në të gjitha komunat e Kosovës. Ai më tej shtoi se rinia ndryshon, rinia është vrulli, rinia përparon, dikur punonte një rini për ta gëzuar shtetin edhe pse nuk ishte shteti ynë, ndërsa sot e kemi shtetin tonë dhe rinia do të ecë përpara me përkrahjen tone të fuqishme përfundoi z. Buja.
 Ndërsa Lirije Kajtazi zëvendësministreshë në ministrinë KRS-it mes tjerash tha, jemi sot këtu që ti bashkojmë forcat në nivelin qendror dhe në nivelin lokal dhe organizatat  qeveritare dhe jo qeveritate dhe organizatave vendore dhe nderkombëtare  për të shpallë muajin e rinisë të hapur e për të garantuar në vazhdimësi përkrahjen e nivelt qendëror e atij lokal për rininë që e ardhmja për rini të garantohet për një jëtë më të mirë përfundoi znj. Kajtazi. Gjithashtu gjatë këtij solemniteti u nënshkrua momerandum marrëveshja e bashkëpunimit në mes të kryetarit të komunës z. Shukri Buja dhe Murat Muratit kryetar i OJQ-së   “Jeta rinore” për punë praktike të 16 të rinjëve lipjanas për 3 muaj rresht në institucionet publike të komunës së Lipjanit. Në kuadër të muajit të rinisë për dy ditë rresht në Lipjan do të mbahen aktivitete të ndryshme kulturore sportive argëtuese etj.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.