Ata që iu gëzuan më së shumti,padyshim ishin nxënësit si dhe arsimtarët e tyre…
Ata që iu gëzuan më së shumti,padyshim ishin nxënësit si dhe arsimtarët e tyre. Këtë e konstatoi edhe kryetari I komunës të Lipjanit Shukri Buja,I cili në fjalën e rasti ka thënë,,nxënës të nderuar ju përgëzoj për këtë objekt të ri shkollor të cilin ju do ta gëzoni si dhe personeli arsimor bashkë me drejtorin e ri I cili gjithashtu ,është emëruar pikërisht në ditën e vënies së gurthemelit të shkollës së re,z.Adem Tasholli. Është ky investimi më I madh I cili ka ndodhur në komunën e Lipjanit,në infrastrukturën shkollore. Është një investim prej një milion e shtatëqind mijë euro që ka përfitua operatori I cili do ta ndërtojë këtë shkollë. Ministria e Arsimit I ka ndarë mjetet për objektin shkollor,ndërsa Ministria e Administratës Publike,ka premtuar inventarizimin dhe digjitalizimin e shkollës,ka thënë kryetari Buja. Shkolla e re do të krijojë kushte që ju të nxjerri dije më të mirë dhe në kushte më të mira. Gjithashtu, shkolla do të jetë e pajisur edhe me sallën e sporteve shkollore,me kabinete dhe me hapësirë të mirë shkollore. Prandaj ndërtimi I shkollës së re është shenjë që po e ndërtojmë shtetin e Kosovës,ka thënë ndër të tjera Buja. Ndërsa,duke e përshëndetur masën e nxënësve,arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë,Arsim Bajrami,ministër I Administratës Publike,ka thënë se,,po vërej një kënaqësi të veçante në këtë ngjarje të rëndësishme,në vënien e gurthemelit të shkollës së re Gjimnazit. Kjo ngjarje paraqet një sukses të ri edhe për udhëheqjen e komunës suaj,që në fillim ta mandatit po I realizon premtimet,mirëpo,që Lipjanit po sjellë një godinë reprezentative të një Gjimnazi I cili ka një traditë këtu . Për mua ky është një emocion I veçante sepse edhe unë kam qenë nxënës I këtij Gjimnazi,dhe po shoh shumë shokë të gjeneratës ,,ka thënë Bajrami. Ministri Bajrami,ka vlerësuar se kjo do të jeta një godinë shkollore moderne,ku do të ofrojë arsim bashkëkohor dhe që do të ketë standardet më të larta në mësimdhënien cilësore. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit do ta mbështesin ndërtimin e kësaj shkolle,ndërsa,Ministria e Administratës publike e cila është kompetente për standardet e larta të teknologjisë informative,ka dhënë zotimin kryetarit të komunës, para këtij tubimi ,se do ta inventarizoj dhe pajisjen me teknologjinë të lartë me kompjuterë, dërrasa elektronike të mësimit dhe jam I sigurt se në fillim të viti të ardhshëm ,kur do të fillon puna në këtë shkollë,do të përurojmë së bashku,ka thënë Bajrami. Prandaj në fund ,vënë gurthemelin e shkollës së re kryetari Buja,ministri Bajrami,të shoqëruar nga nxënës të shkollës. Lipjan vuhet gurëthemeli I Gjimnazit ,,Ulpiana