Lulëzim Rrustemi kryesues I Kuvendit Komunal të Lipjanit, ka thënë në seancën urgjente se rishikimi buxhetor I prezantuar më lartë është ne përputhje me nevojat e paraqitura në administratën komunale, në kategoritë ekonomike ( investime kapitale dhe paga e mëditje), ku sipas Vendimit të Kryetarit për strukturën organizative me qëllim të funksionimit më efikas të administratës komunale
Lulëzim Rrustemi kryesues I Kuvendit Komunal të Lipjanit, ka thënë në seancën urgjente se rishikimi buxhetor I prezantuar më lartë është ne përputhje me nevojat e paraqitura në administratën komunale, në kategoritë ekonomike ( investime kapitale dhe paga e mëditje), ku sipas Vendimit të Kryetarit për strukturën organizative me qëllim të funksionimit më efikas të administratës komunale. z Rrustemi para këshilltarëve tha se kjo seancë është seancë urgjente sepse Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka dhënë një afat të shkurt që deri më 9 qershor të bëhet rishikimi i buxhetit për kë vit dhe pikërisht për këtë ne kemi thirr mbledhjen urgjente. Ai më tej shtoi se kryetari i Komunës z. Shukri Buja pas konsultimit me drejtorë të Drejtorive dhe në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës ka propozuar aprovimin e Vendimit për rishikimin buxhetor të komunës së Lipjanit 2010. Petrit Kelmendi drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa e elaboroi para këshilltarë propozim Vendimet për ndryshimin e linjave buxhetore si vijon: Mjetet financiare në shumë prej 150 mijë euro të parapara për ujësjellësin Kraishtë, Bujan, Gracë, Topliqan të barten në projektin e ujësjellësit për fshatrat: Konjuh, Banullë, Livagj, Gushtericë, Gllogovc etj i cili bashkë financohet me USAID, pastaj mjetet financiare, në shumë 30 mijë euro të parapara për “Hartimin e Planit Rregullativ Urban”, të barten në projektin e blerjes së XHIP-S. për kadastër, ndryshimi i mjeteve financiare në zyrën e kryetarit, administratë dhe personel, inspekcion, prokurim, bujqësi pylltari, planifikim urbanizëm shërbime sociale etj. Tha mes të tjerash z. Kelmendi. Ndërkaq këshilltarët e Kuvendit Komunal të Lipjanit kanë bërë një sërë kritikash në adresë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, për kohen e shkurtër që iu është lë për këtë që aq të ndjeshme për elaborimin këtij materiali buxhetor.Sefer Tasholli nga radhët e LDK-së tha se ne nuk kemi pas kohë as me shikuar materialin andaj nuk jemi në gjendje të japim vlerësimet e tona të drejta për propozimin e këtyre kategorive buxhetore. Vlerësime të njëjta për afatin e shkurtër kohor patën edhe këshilltarët Mevlide Shamolli nga LDD-ja, Blerim Gashi AKR etj. Në fund të seancës këshilltarët komunal me 17 vota për 5 kundër 4 abstenime aprovuan rishikimin e buxhetit për vitin 2010.