Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Anila Reqica Llugiqi, sot kanë pritur në takim drejtoreshën e shpellës së Gadimes Adriana Pllana.
Gjatë këtij takimi palët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit, ku u dakorduan që në të ardhmën ky bashkëpunim të thellohet në të mirë të rritjes së turizmit tek Shpella e Gadimes.
Shpella e Gadimes gjendet në Komunën e Lipjanit dhe është ndër bukuritë e rralla dhe një ndër pikat më tërheqëse të vendit, që vizitohet çdo vit nga mijëra vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.