Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi i shoqëruar nga nënkryetari për Komunitete, Lulzim Qerimi ka pritur sot në takim njoftues Fernando Burges, Zyrtar i Lartë në Departamentin e Komuniteteve në Qendrën Rajonale Prishtinë nga OSBE.
Nënkryetari Bytyqi ka theksuar se Komuna e Lipjanit është mirënjohëse ndaj Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilët në vazhdimësi kanë ofruar mbështetjen e nevojshme në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen mes Komunës së Lipjanit dhe OSBE-së.