Të hënen në zyren e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja ka qendruar një delegacion i zyrtarëve komunal të komunës së Graçanices të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Maja Peshiç.
Të hënen në zyren e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja ka qendruar një delegacion i zyrtarëve komunal të komunës së Graçanices të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Maja Peshiç. Qëllimi i kësaj vizite ishte nëshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit në fushën e Arsimit me këtë rast është filluar gradualisht bartja e kompetencave nga komuna e Lipjanit në atë të Graçanices, të paraparë sipas pakos së Ahtisarit. Me kë rast kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja ka thënë se ky është memoarndumi i parë i nëshkruar në mes të këtyre dy komunave që përfshine lëmin e arsimit, ndërsa ne një muaj më parë kemi formuar pesë grupe punuese për sektorë të ndryshum të cilët i udhëheq nënkryetari i komunës së Lipjanit z. Florent Hoxha dhe drejtorët përkatës të këtyre sektoreve. Këto grupe punuese janë obligative që të sygjerojnë dhe këshillojnë stafin komunal të Graçanicës. Momentalisht vërehet se probleme theksuara ka në sektorin e Gjeodezisë dhe Kadastrit në shënimet dhe zonat kadastrale por shpresoj se me sygjerimet e Ministrisë së Pushtetit Lokal do të tejkalohen këto vështirësi tha mes të tjerash kryetari Buja.