Komuna e Lipjanit dhe Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest, mbështesin organizimin e aktivitetit “Lipjani Aero Show 2024”, organizuar nga Federata Aeronautike e Kosovës dhe Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”.
Ju ftojmë të merrni pjesë nga data 25 deri më 27 tetor në një prej eventeve më të mëdha ajrore në Kosovë
Dita 1: 25 Tetor nga ora 10:00 fillon në fshatin Vojnoc dhe në orën 16:30 zbarkojnë në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.
• Prezantimi i aeroplanëve, deltaplanëve dhe teknologjive të dronëve
• Fluturime për të pranishmit mbi Lipjan
• Parakalimi i flotës ajrore mbi qytet
• Mbrëmje me muzikë nga DJ-të dhe kamping për pjesëmarrësit.
Dita 2: 26 Tetor – Vojnoc
• Fluturime dhe gara ekipore
• Trajnime dhe demonstrime nga ekspertët
• Panel diskutimesh me profesionistë të fushës
• Mbrëmje festive me muzikë dhe zona gastronomike.
Dita 3: 27 Tetor – Mirenë – Golesh
• Fluturime dhe performancë nga studentët e rinj me paragllajd
• Aktivitete interaktive për të pranishmit
• Ceremonia e mbylljes dhe falënderime për kontribuesit.
Mos e humbisni këtë spektakël ajror!
Bashkohuni për një eksperiencë unike që do të mbahet mend gjatë.