Me qëllim të ngritjes dhe avancimit të transparencës për qytetarët dhe qasjet në dokumentet zyrtare të mërkurën OSB-e ka dhuruar një ekran LCD me kompjuter dhe pajisje tjera për zyrën e informimit…

Ekrani është vendos në hyrje të objektit të komunë përkatësisht në hollin e saj ku vërehet mesë shumti nga qytetarët .Përurimin e këtij ekrani e ka bërë kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja së bashku me përfaqësuesin e OSBE-së në Lipjan Bastien Revel në prani të drejtorëve të departamenteve dhe të shumë qytetarëve. Me këtë rast kryetari Buja tha ; Funksionimi i këtij ekrani informues është një mundësi e mirë për të pasur qasje dhe informata në dokumentet e administratë komunale cili do qytetarë dhe është fuqizim i kapaciteteve në komunë përkatësisht i zyrës së informimit,,Kjo është një hap drejt avancimit të transparencës dhe përgjegjësisë tek zyrtarë komunal që të garantojnë të drejtën e çdo qytetari që të ketë qasje në dokumente dhe informata zyrtare tha mes tjerash z.Buja. Ndërsa Bastien Revel,zyrtar i OSBE-së në Lipjan ka thë me këtë rast se nëpërmes këtij donacioni qëllimi ynë është të ngrisim përformancën e zyrave për informim nëpër komuna e në këtë rast edhe të komunës suaj Ky është një aktivitet në kontiunitet dhe vazhdimësi e punëtorisë njëditore të mbajtur ditë më parë në komunën e Shtimes me disa zyrtarë komunal për informim dhe do të vazhdoj e dhe në të ardhmen,tha mes tjerash z.Revel.