Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ka mirëpritur sot në zyrën e tij Fanol Shalën, Kryetar i Shoqatës së Klubit Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” dhe Avni Kuqin, Kryetar i Federatës Aeronautike të Kosovës, së bashku me përfaqësues të tjerë nga fusha e aeronautikës.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të “Lipjani Aero Show 2024” dhe për mbështetjen e Komunës së Lipjanit në promovimin e sporteve ajrore dhe turizmit.
Përfaqësuesit e aeronautikës i dhuruan z. Ahmeti një dhuratë simbolike në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tij ndaj këtij aktiviteti.