Kryetari i komunës së Lpjanit Shukri Buja të mërkurën ka pritur në zyrën e tij, pilotin Xhejms Berisha i cili ka prezantuar para kryetarit Buja qëllimin e misionit të tij…

Kryetari i komunës së Lpjanit Shukri Buja të mërkurën ka pritur në zyrën e tij ,pilotin Xhejms Berisha i cili ka prezantua para kryetarit Buja qëllimin e misionit të tij tani më të njohur për krijimin e fondeve me qëllim lobimit në shtetet e Afrikës për njohje të shtetit të Kosovës. Me këtë rast,piloti Xhejms Berisha se qëllimi I vizitave që po I bëjë qyteteve të Kosovës është për të njoftuar qytetaret dhe institucionet komunale për së afërmi për misionin tim. Tani jam duke u përgatitur për marrjen e vizave për shtetet afrikane dhe grumbullimin e fondeve për këtë mision .Unë do të udhëtoj në vendet e Afrikës që të sensibilizoj çështjen e pavarësisë së Kosovës ,duke takuar gazetarë,zyrtarë nga ministritë e jashtme ,lider të shteteve përkatëse e tij. Me këtë rast kryetari Buja ,ka përgëzua pilotin shqiptaro-amerikan për misionin e tij fisnik që po e bënë për të mirën e vendit dhe për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për Republikën e Kosovës. Për këtë arsye kryetari Buja pilotit Xhejms Berisha I premtoi 500 euro nga paga e tij personale një ndihmë tjetër nga institucioni I komunë dhe mbështetje të sigurt financiare nga biznesmenët lipjanas.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.