Kujdesimi që të kemi një ambient të pastër në mjedisin ku jetojmë.
Në kuadër të projektit mirëmbajtja e hapësirave publike ditëve të fundit me një intensitet të lartë ka vazhduar puna në pastrimin e parqeve të qytetit të Lipjanit në hapësirat gjelbëruese në fshatrat Sllovi, Banullë, Gadime, Dobrajë, Gllogovc etj, për të vazhduar edhe me pastrimin e hapësirave publike edhe në venbanimet e tjera.
Komuna ka shtuar angazhimin për të arritur objektivat e përgjithshme, pra të kemi ambient të pastër me një pamje më të mirë, kurse nga ana e qytetarëve kërkohet t’i ruajnë këto hapësira, vetëm kështu duke bashkëpunuar ngushtë, ia arrijmë qëllimit për një ambient të pastër i cili ndikon drejtpërdrejtë edhe në shëndetin tonë.
Lipjanasit meritojnë të jenë të tillë!