Kryetari Buja,zbaton vendimet e Kuvendit të Komunës
Të gjithë këta afaristë kanë vetëm kontratë mbi të drejtën e shfrytëzimit të përkohshëm
Në gazetën ditore “Zëri”,të datës 5.05.2010. gazetarja, Besiana Xharra, ka shkruar shkrimin me titull’ kryetari cenon të drejtat e qytetarëve”,dhe në nëntitullin”kryetari I Lipjanit ka vendosur të rrënojë 12 lokale ,pa asnjë kompensim pronarëve”,Në vazhdim ,ajo ka thënë se”kryetari I komunës të Lipjanit, Shukri Buja,pa mbështetje ligjore,ka vendosur të rrënojë 12 lokale afariste në qendër të qytetit,ndërsa,pronarëve legjitim,ai ka refuzuar t’ ua kompensoj pronat”përfundon citati. Prandaj Zyra për Komunikim me Media, në Lipjan, në reagimin e saj,për të bërë publike të vërtetën,lidhur me këtë shkrim thotë se,kryetari I komunës është kompetent për të zbatuar vendimet të cilat I nxjerrë Kuvendi I Komunës. Kështu që kryetari komunës,për këtë çështje ka nxjerrë vendim,mbi rrënimin e këtyre objekteve afariste,të përkohshme,mbështetur në Planin Rregullativ Urban (qendra e qyteti),të datës 01. 06. 2009. Edhe pse, ligji mbi Hekurudhat,parasheh,që në afërsi prej 25 m. nuk guxon të këtë ndërtime.
Ndërkaq, i bëjmë me dije opinionit se prona është blerë nga ish Organizata Themelore e Punës së Bashkuar (OTHPB) Hekurudhat e Kosovës, ,në marrëveshje me ish BVI-në ,për banimi,në vitin 1989, e cila ka qenë institucion I komunës së Lipjanit, dhe e njëjta ka bërë ndërtimin e këtyre objekteve montazhe, dhe të njëjtat ,ua ka shitur afaristëve sipas marrëveshjes së tyre. Në të njëjtën marrëveshje parashihet që këto lokale afariste,mund të largohen. mbështetur në vendimet që I nxjerrë KK-ja,,gjë që tani kryetari I Buja, vetëm sa është duke e zbatuar një vendim të tillë për zbatimin e Planit Rregullativ të Qendrës të Qytetit,thuhet më tej në këtë reagim.
Po ashtu, sa u përket kompensimeve, komuna nuk obligohet nga asnjë vendim të më hershëm për kompensimin e këtyre pronave. Prandaj askujt nuk i cenohet e drejta e lirisë dhe më pak atyre që nuk janë pronar legjitim të këtyre objekteve. Për ndryshe, kryetari Buja duke e zbatuar këtë vendim, vetëm sa po krijon mundësi për hapësira të reja ekologjike për qytetarët lipjanas.
Për zyrën me komunikim me media
Hasan Luma