Reshjet e shpeshta kohëve të fundit kanë vërshuar mbi 15 shtëpi në Lipjan konkretisht në lagjen “Avdi Avdiu”…
Reshjet e shpeshta kohëve të fundit kanë vërshuar mbi 15 shtëpi në Lipjan konkretisht në lagjen “Avdi Avdiu”, po ashtu banorët shprehen edhe për dëme materiale si pasojë e vërshimeve. Përmbytjet që kanë ndodhur në këtë lagje kanë filluar të rrezikojnë edhe banorët, sepse në disa shtëpi aty uji ka depërtuar edhe brenda tyre duke prekur gjësendet elektrike qe ndodhen në ato shtëpi, ndërsa vetë banorët paralajmërojnë rrezik të madhe në qofte se reshjet vazhdojnë me këtë ritëm. Haqif Drenica drejtor i Drejtoratit së Emergjencës dhe Shpëtimit në Lipjan ka the se komuna është detyruar të angazhoj kompani të veçante që të ndërhyj në hapje kanalesh e pusesh të ndryshme për ta zbrazur ujin e krijuar. Ne sapo u njoftuam nga banorët për akumulim të ujit në atë pjesë kemi filluar të ndërmarrin hapa për ti shpëtuar qytetarët. Z. Drenica tha se gypat që janë vendosur në atë pjesë nga qytetarët tashmë janë zënë edhe nga materiet inerte dhe nuk po ka mundësi shkarkimi i ujit. Përpjekjet tona do të jenë që të mos pësoj askush në këtë rrezik që është paraqitur tha në fund z. Drenica.