Me rastin e 24 marsit Ditës ndërkombëtare të sëmundjes së tuberkulozit drejtorati për Shëndetëso dhe Mirëqenie Sociale të mërkurën ka mbajt një takim me gazetarë…
Me rastin e 24 marsit Ditës ndërkombëtare të sëmundjes së tuberkulozit drejtorati për Shëndetëso dhe Mirëqenie Sociale të mërkurën ka mbajt një takim me gazetarë. Fillimisht dr.Fitim Mëziu tha se Tuberkulozi është sëmundje e njohurë me shekuj e cila asnjëher nuk është mposhturë por ende është enigmë për shkenctaret dhe njerzimin . Tuberkulozi është sëmundje infektive sistemike e organizmit ,ku infekcioni i njeriut për herë të par me bacilin e tuberkulozit quhet infekcion primar tuberkular.
Vatra primare tuberkulare më se shpeshti zhvillohet në mushkri në 80,85% të rasteve , në traktin intestinal,12 deri 15% ndësa te organet tjera 3 deri në 5 %.
.Me gjithat edhe kurë plotësohen të gjitha të lartë përmendura dhe kurë bacilet e tuberkulozit arrin në alveolet e mushkërive vetëm një numër prej 3 deri në 5 % dotë sëmuren nga ndonjë formë klinke të tuberkulozit.
Ai më tej shtoi se i sëmuri nga tuberkulozi mundë të infekton 10-15 njerëz, të tjerë brenda një viti ku si anëtar të familjes te i sëmuri jeni poashtu të rrezikuar .
Tuberkulozi është një sëmundje e shërushme por për këtë duhet zbulim i hershum në mënyr qetë mundësohet sherimi me kohë dhe të pa mundësohet perhapja e tuberkulozit,prandaj kërkoni ndihmë mjekësore kështu do ti ndihmoni vetës edhe shoqërisë.
Gjendja statistikor epidemiologjike në Komunën e Lipjanit sa i përket të sëmurve nga tuberkulozi është me sa vijonë:në vitin 2009 kemi pas 49 raste me tuberkuloz kurse në muajin Janar dhe Shkurt të vitit 2010 kemi 10 raste të reja .
Shënimi i ditës Botërore të tuberkulozit(24mars 2010) në Komunën e Lipjanit u realizuan këto aktivitete , Drejtorati për Shëndetsi dhe Përkujdesje Sociale në bashkpunim me Dispanzerin e mushkrive në Lipjan kanë bër vizit në familjet e të sëmurëve nga tuberkulozi në disa familje në fshatin Gadime gjithashtu në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Lipjanit në kuadër të edukimit shëndetësor është mbajtur nga një orë ligjerat në fshatrat Janjevë dhe në Magurë me temën si të ,,Tuberkulozi shërohet”. Edukimi shëndetsor do të vazhdoj edhe në të ardhmen pasi qëllimi parsor i DSHMS në bashkpunim me QKMF, Dispanzerin e Mushkrive, Drejtorin e Arsimit dhe Kultures si dhe me organizatat humanitare si me Kryqin e Kuq është preventiva e sëmundjes së tuberkulozit dhe preventiva e sëmundjeve dhe problemeve tjera për një jetë sa më të shëndetshme përfundoi z. Mëziu.