Të enjten është shënuar Dita e shkollës fillore në fshatin Medvec të Lipjanit

  Të enjten është shënuar Dita e shkollës fillore në fshatin Medvec të Lipjanit . Me këtë rast Gani Bajrami drejtor i kësaj shkolle, tha se jemi mbledhur këtu që në mënyrë solemne të shënojmë Ditën e shkollës sonë që mbanë e emrin e Akademikut profesorit dhe atdhetarit të nderuar “Fehmi Agani” i cili dha një kontribut të çmuar atdhetarë që nga vitet e 60-ta kur ishte paraqitur me argumentim e së drejtës për ekzistimin e Republikës së Kosovës deri me vrasjen e tij me 6 maj të vitit 1999. Jemi mbledhur sot të festojmë ditën e shkollës pranë këtij objekti i cili është ndërtuar në vitin 2002 por shkollimi i fëmijëve të Medvecit nuk ka filluar sot e këtu. Shumë fëmijë nga ky fshat mësimet i kanë ndjekur më herët në shkollën e Magurës. Rol vendimtar në masivizimin e shkollimit të fëmijëve në Medvec, në mënyrë të veçante vajzave, ka luajtur hapja e shkollës 4 klasëshe ne Medvec si paralele e ndarë fizike e shkollës fillore “Jeronim Derada” në Magure tha Z. Bajrami. Ndërkaq në emer të kryetarit të komunës së Lipjanit të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i kësaj komune z. Florent Hoxha duke i uruar ditën e shkollës nxënësve dhe arsimtarëve të kësaj vatre të diturisë me dëshirën më të madhe që sukseset dhe rezultatet në mësim të jenë edhe më të mira vitet në vijim. Asi gjithashtu tha se edhe nga niveli qendror si dhe Drejtorati ynë i Arsimit në Lipjan kanë për synim ngritjen e hapësirës së nevojshme shkollore dhe pajisjen e kabineteve të informatikës dhe lëndëve të tjera me qëllim të ngritjes së cilësisë në mësim përfundoi y. Hoxha. Në fund të solemniteti prindërit, nxënësit dhe arsimtarët patën rastin të përcjellin një program të pasur kulturo – artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.
   Gjithashtu edhe shkolla fillore “Rexhep Akllapi” nga fshati Akllap dje ka shënuar Ditën e shkollës. Ku me këtë rast Nga drejtori i shkollës Avni Gashi është bërë shpalosja e historikut të kësaj shkolle dhe sukseset e arritura brenda këtij viti.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.