Të enjten në fshatin Shalë të Lipjanit Shkolla Fillore “Ibrahim Banushi” ka shënuar Ditën e Shkollës.Me këtë rast drejtori i shkollës Muhamet Karpuzi ka bërë shpalosjen e historikut të kësaj shkolle si dhe aktiviteteve që kanë shënuar suksese në disa fusha.

“ Kjo shkollë deri më sot ka pasur emrin “Idriz Ajeti” por për shkak që këtë emër e mban shkolla fillore “Idriz Ajeti” në fshatin Preteshticë, është dashur që shkolla jonë të pagëzohet me emrin ”Ibrahim Banushi” i cili ishte atdhetar dhe mësues i parë i këtij territori “, ka thënë Drejtori i kësaj shkolle Muhamet Karpuzi. Ku sipas tij falënderon firmën “ Eurokos” që ua ka rregulluar fushën e futbollit në këtë shkollë, gjithashtu falënderon edhe Feim Hoxhen i cili ua ka dhuruar 10 kompjuter kësaj shkolle.
Gjithashtu në këtë ceremoni kanë arritur edhe përfaqësues nga komuna e Lipjanit, drejtori i drejtoratit për arsim Nazmi Krasniqi në emër të komunës së Lipjanit ka përgëzuar drejtuesit e shkollës për sukseset e arritura.