Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme ka vizituar disa shkolla fillore ku edhe janë shpërndarë mjete didaktike për nxënësit me nevoja të veçanta.

“Kemi një përgjegjësi të madhe për nxënësit me nevoja të veçanta dhe duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar ata në procesin e tyre të mësimit”, u shpreh kryetari Ahmeti.

Kryetari Ahmeti shtoi se aktiviteti i sotëm është pjesë e angazhimeve të tij dhe është vetëm një hap që siguron se fëmijët me nevoja të veçanta do të kenë të gjitha mjetet dhe burimet e nevojshme për të përfituar nga arsimi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Aktiviteti i ditës së sotme u realizua me iniciativën e Grupit të Grave.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.