
Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Kongresi i Manastirit” në Zllakuqan

Kjo rrugë e cila lidh dy fshatra atë të Zllakuqanit me Ribarin e Madh, është rreth 1 kilometër e gjatë dhe 5 metra e gjerë dhe do të lehtësojë qarkullimin e veturave në këtë zonë.

Përveç asfaltimit në kuadër të këtij projekti do të vazhdojnë punimet edhe në ndërtimin e trotuarit dhe instalimin e ndriçimit publik.