Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit është mbajtur një tubim me qytetarë të kësaj komune ku është raportuar për punën 6 mujore të këtij Këshilli.

 Në sallën e Kuvendit të Komunës së Lipjanit është mbajtur një tubim me qytetarë të kësaj komune ku është raportuar për punën 6 mujore të këtij Këshilli. Shukri Buja kryetar I Komunës duke folur para qytetarëve lidhur me punën e këtij Këshilli ai fillimisht ka njoftuar të pranishmit për përbërjen e këtij këshilli në të cilin marrin pjesë të gjitha komunitetet duke përfshirë edhe ato fetare si dhe pjesëtarë e Policisë, FSK-së dhe të KFOR-it z. Buja gjendjen e sigurisë e ka vlerësuar të qetë dhe sidomos këtë e karakterizon situata e qetë ndëretnike. Koha verore ka bërë që të paraqiten rreziqe nga zjarri, vërshimet, mirëpo falë angazhimit të institucioneve përkatëse nuk ka pasur probleme të theksuara, natyrisht, që zjarret kanë qenë të pranishme në shumë mjedise, sidomos me djegien e amulloreve si dhe hedhja e hedhurinave e cila ka penguar pjesë të banuara me qytetarë. Sa I përket veprave penale dhe kriminalitetit fatkeqësisht ka pasur rritje ne shkallë të vogël për çka është angazhuar në masë të duhur Policia duke bërë patrullime në rrugë të ndryshme të komunës. Ajo që është brengosëse në këtë 6 mujor ka qenë një vrasje dhe një tentim vrasje. Gjithashtu gjatë këtij 6 mujori kanë qenë 145 vepra penale nga persona të panjohur ndërsa janë paraburgosur 58 persona. Kur flasim për efikasitetin e punës së Policisë mundë të themi se patrullimi në këmbë ka qenë I suksesshëm por mungesa e gradave është ende brengosëse. Brengosëse është edhe mungesa e sinjalizimit të disa rrugëve të cilat sjellin kundërvajtje në trafik. Megjithatë siç u than ë fillim z. Buja e vlerëson të qetë situatën e sigurisë duke falënderuar edhe angazhimin e qytetarëve të cilët janë kontribuues në këtë drejtim. Në tubim morën pjesë me diskutimet edhe disa nga qytetarët të cilët kryesisht paraqiten problemet e tyre individuale mirëpo kishte edhe kërkesa për luftimin dhe eliminimin e dukurive negative siç janë: pirja e duhanit, përdorimi I drogës dhe prostitucioni duke kërkuar kështu ndihmën e organeve policore.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.