Të martën në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit u mbajt takimi i radhës së grupit punues komunal për kthim të qëndrushëm që e udhëhoqi kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja

         
   Të martën në sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit u mbajt takimi i radhës së grupit punues komunal për kthim të qëndrushëm që e udhëhoqi kryetari i komunës së Lipjanit z. Shukri Buja. Në këtë takim morren pjesë përfaqësues të IMG_0646.jpggrupeve lokale për kthim, zyrtarja komunale për kthim përfaqësues të Policisë së Kosovës, përfaqësuesit e ISO-s. Me këtë rast në fjalën përshëndetëse kryetari Buja tha “ jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar dhe janë angazhuar në grupin punues komunal për kthim, edhe në të ardhmen do të kenë përkrahjen dhe mbështetjen time institucionale për të bashkëvepruar me qëllim të krijimit të kushteve dhe rrethanave për kthim të qëndrueshëm të të zhvendosurve. Ndërsa Radmila Simenuevic, zyrtare për kthim  para të pranishmëve në këtë takim prezantoi strategjinë komunale për kthim të qëndrueshëm për vitin 2010. Ajo më tutje vazhdoi komuna e Lipjanit ka punuar strategjinë komunale për kthim për vitin 2010 duke u bazuar drejtpërsëdrejti në përmbushjen e Standardeve për Integrime Evropiane dhe në mbështetjen të dokumenteve ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut për të gjitha komunitetet. Objektivat kryesore të këtij dokumenti janë:
  1. Organet komunale do të marrin përgjegjësitë e veta për kthimin e përsonave të zhvendosur në mënyrë të barabart për të gjitha grupet etnike.
  2. Organet komunale do të kwnë rolin qendror në procesin e kthimit duke krijuar siguri, tolerancë ambient dhe klim të volitshme.
  3. Komuna ti analizoj dhe identifikoj mire faktorët dhe sfidat që ndikojnë në kthim të qendrueshem.
  4. Strukturat komunale do të mundësojnë PZHBV të cilët vullnetarisht kthehen participim të plotë në jeten ekonomike, politike, shoqërore etj.
  Znj.Simenuevic më tej shtoi se kthimi është vullnetar dhe vendim përsonal individual   apo familjar i qdo përsoni të zhvendosur qofshin gra apo fëmijë përfundoi ajo.
     Ndërsa lidhur me situaten e sigurisë në komunë tonë foli Sanije Bytyqi përfaqësuese e Policisë së Kosovës, e cila tha se aktualisht në tërë territorin e komunës së Lipjanit është krijuar një klimë e volitshme e sigurisë gjë që siguron jetë normale dhe të qet pë të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe për ata që dojnë të kthehen në vatrat e tyre.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.