Komuna e Lipjanit në Ditën e Çlirimit me 12 Qershor ka bërë ndarjen e 28 banesave për Dëshmor dhe invalid të Luftës.
Komuna e Lipjanit në Ditën e Çlirimit me 12 Qershor ka bërë ndarjen e 28 banesave për Dëshmor dhe invalid të Luftës, objekt I ngritur me koncesion nga komuna I cili ka kushtuar 3.5 milion euro, 21 familje të Dëshmorëve dhe 7 invalidë të luftës, kanë qenë përfitues të këtyre banesave. Kryetari i komunës së Lipjanit. Z. Shukri Buja ka shpërndarjen e çelave dhe njëherit ka shprehur gëzimin e tije personal. Z. Buja me këtë rast tha se dalëngadalë po realizohet synimi I për sistemim të familjarëve të dëshmorëve ashtu siç e meritojnë.
Kjo është një dhuratë shumë e vogël në krahasim me sakrificën që kanë bërë ata dëshmorë që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e vendit. Ne do të jemi gjithmonë të angazhuar që të jemi përkrah këtyre familjeve, për faktin se ata meritojnë shumë më shume nga kjo ka përfunduar Buja. Gjithashtu,Ali Stublla koncesionar I objektit ku janë ndarë banesat për familje të dëshmorëve dhe invalid të luftës ka thëne ky projekt ka kushtuar 3.5 milion euro, ndërsa është kryer nga firma e tije rreth 3 muaj para afatit të paraparë, ka qenë një projekt i shtrejt por që ka përfunduar me sukses,, derisa 28 banesa kanë qenë destinim për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ndërsa pjesa tjetër e objektit ka mbetur për treg, ka përfunduar. Z. Stublla.