Sot në zyren e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja qëndruan përfaqësuesit e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës…
 

      Sot në zyren e kryetarit të komunës së Lipjanit z. Shukri Buja qëndruan përfaqësuesit e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, znj. Ramize Bjaraktari shefe e Departamentit te Arsimit Bibliotekar në nivel qendror të Kosovës dhe Avdi Lakna Mr. Bibliotikar i lartë ( profesionalist), Isuf Ismaili shef i ndërtëses së BUK si dhe Ahmet Karameta përgjegjës i sektorit të biblotekarisë në Komunën e Lipjanit. Kryetari Buja fillimisht njoftoi musafirët me karakteristikat e komunës së Lipjanit si: territorin që e rrethon komunën, fshatrat e Lipjanit, popullsinë, resurset natyrore që ka komuna dhe zhvillimin ekonomik. Ndërsa Ahmet Karameta  njfoftoi në pika të shkurta për gjendjen aktuale të biblotekarisë në komunë e Lipjanit si dhe degët e saja në teren. Ndërsa znj. Ramize Bjaraktari, shprehu gadishmërinë e bashkëpunimit në mes biblotekës amë të komunës së Lipjanit si dhe biblotekave shkollore të kësaj komune, po ashtu ajo bëri të ditur se kompania “IPKO” ka bërë kontratë 5 vjeqare  me biblotekën amë të Lipjanit që  ta funizoj me interent falas, njëherit BUK ka dhuruar një kontigjent me 300 ekzemplar biblotekës amë të Lipjanit. Ndërsa kryetari Buja shprehu interesimin për rrjetin e digjitalizimit të bibliotekës amë të Lipjanit dhe BUK si dhe njoftoi përfaqësuesit se ne vitin 2011 do ta kem në projekt prioritar këtë qështje shumë të rëndësishme . Përfqësuesit e BUK u zotuan se do ti ndihmojnë punëtorët e bibliotekarisë me trajnime falas dhe me tituj të ndryshëm për ta pasuruar biblotekën amë me degët e saja në teren.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.