Ne kuadër te ditëve te kulturës Lipjani 2010 qe ka filluar nga 1 qershori dhe do te përfundoi me 14 qershor me aktivitetin për Ditën e Dëshmoreve te Komunës se Lipjanit, sot ne hollin e shtëpisë se kulturës ne Lipjan u zhvillua aktiviteti i radhës përkatësisht u be hapja e ekspozitës me fotografi, pikturë skulpturë

Ne kuadër te ditëve te kulturës Lipjani 2010 qe ka filluar nga 1 qershori dhe do te përfundoi me 14 qershor me aktivitetin për Ditën e Dëshmoreve te Komunës se Lipjanit, sot ne hollin e shtëpisë se kulturës ne Lipjan u zhvillua aktiviteti i radhës përkatësisht u be hapja e ekspozitës me fotografi, pikturë skulpturë. Agim Bylykbashi drejtor i Drejtoratit për Kulture, Rini dhe Sport me rastin e hapjes se ekspozitës tha se kjo ekspozite është e pasqyruar me fotografi te Dëshmorëve, Martireve si dhe Sektorit te Shendetsis qe është zhvilluar gjate luftës se Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës mirëpo ne ketë ekspozite, prezantohen edhe artistet e rinj me fotografi, pikture dhe skulpture nga shoqata e artisteve “Picaso” nga Lipjani, kjo ekspozite tani me është tradicionale dhe mendojmë qe ne vazhdimësi ta pasurojmë dhe ne periudhe shume te shkurte kohore ta prezantojmë ne komunat e tjera te Kosovës. Me rastin e hapjes se kësaj ekspozite ishte prezent edhe kryetari i komunës se Lipjanit z.Shukri Buja me bashkëpunëtor i cili me ketë rast tha për mua është një dite e veçanet një emërtim i veçante qe po i behet Shtëpisë se Kulturës me emërtimin e ri Qendra Kulturore “Tahir Sinani” ne Lipjan. Edhe sot dita e hapjes se kësaj ekspozite qe është ne një nivel te larte artistik dhe vendosja e emrit te Komandantit “Tahir Sinani” qe unë personalisht dhe shume bashkëluftëtar te mi kane kujtime shume te rëndësishme për zhvillimet e këtyre viteve, është nder shume i veçante për mua qe si kryetar i komunës se Lipjanit te hap ketë ekspozite dhe te evokoi kujtime para jush për te madhin Tahir Sinanin tha mes te tjerash z. Buja.
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.