Në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, sot u mbajt takim pune me gratë nga zona të ndryshme, me temën: Të drejtat pronësore, procesi i regjistrimit të pronës dhe shërbimet kadastrale, si dhe lehtësimi i procesit të regjistrimit të pronës në emër të të dy bashkëshortëve.
Drejtoresha për Gjeodezi dhe Kadastër, znj. Safete Amerllahu, prezantoi të dhëna mbi procesin e regjistrimit të pronës në Komunën e Lipjanit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së grave në këtë proces. Ajo tha se, për vite me radhë, ka pasur përmirësime të dukshme në ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi regjistrimin e përbashkët të pronës.
Aktiviteti i sotëm u organizua nga Drejtorati për Gjeodezi dhe Kadastër në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore. Ndërsa mbështetja financiare dhe asistenca profesionale përmes ligjëratave u ofrua nga Organizata CLARD dhe KADE.
Projekti PIAKOS, i zbatuar nga ATRC dhe i financuar nga Banka Botërore për vitet 2024/25, kontribuon në përgatitjen e dokumentacionit ligjor për regjistrimin dhe legalizimin e pronave për raste në nevojë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.