Kryetari i komunës së Lipjanit z.Shukri Buja mbajti takimin e parë me këshilltarët e bordit të drejtorëve…

Kryetari i komunës së Lipjanit z.Shukri Buja mbajti takimin e parë me këshilltarët e bordit të drejtorëve. z.Buja prezantoi drejtorët dhe nënkryetarët e tijë dhe njëkohësisht i informoi ata rreth detyrave dhe përgjegjësive në fushat të cilat i mbulojnë, njëherit nga ta kërkoi që ti pregaditin dhe ti sjellin planet operative vjetore të punës duke iu dhënë atyre një kohë prej dy javësh. Në këtë takim kryetari Buja nga këshilltarët e bordit kërkoi që në rend të parë të kenë një kordinim dhe bashkëpunim te ndërsjellt mes veti, gjithashtu kërkoi nga ta një diciplinë dhe përkushtim në kryerjen e deryrave dhe përgjegjësive të tyre ndaj punës. Në fund kryetari Shukri Buja ju uroj sukses dhe punë të mbarë përbërjes së re të ekzekutivit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.