Organizuar nga OSBE-ja, OJQ “ Jeta Rinore” në bashkëpunim me zyrën për informim të Komunës së Lipjanit sot në hollin e Kuvendit Komunal u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.
Organizuar nga OSBE-ja, OJQ “ Jeta Rinore” në bashkëpunim me zyrën për informim të Komunës së Lipjanit sot në hollin e Kuvendit Komunal u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Përfaqësuesi I OSBE-se Bastien Revel falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë aktivitet, duke shtuar se OSBE-ja në bashkëpunim me institucionet vendore kemi vendosur që të organizojmë një manifestim kushtuar Ditës së demokracisë. Ai me këtë rast tha se zyra jonë ka vërejtur një progres mirë të arritur në komunën e Lipjanit. Gjithashtu kemi vërejtur edhe debatet që ka organizuar Komuna Lipjanit dhe pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve, po ashtu kemi vërejtur punën e mire të legjislativit, dhe për të gjitha këto ju uroj që të vazhdoni edhe në të ardhmen në zhvillimin e demokracisë dhe transparencës që është në interes ë qytetarëve të Komunës së Lipjanit. Ndërkaq Florent Hoxha nënkryetar I komunës së Lipjanit në emër të institucioneve komunale , përshëndeti OSBE-në dhe përgëzoi për organizmin e këtyre aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, njëherit falënderoi OSBE-në për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të jep për institucionet komunale. Ai tha se sot është dita e 15 shtatorit ditë që festohet jo vetëm tek ne por edhe në gjithë Botën. Unë mundë të them se është një progres i mirë i arritur i zhvillimit të demokracisë në vend. Tha z. Hoxha .për nder të kësaj dite u shpërndan broshura ku përshkruhet udhëheqja e komunës duke filluar nga kryetari dy nënkryetarët, kryesuesi si dhe asamblistët, pastaj u shpërndan maica me sloganin “prano sfidën e Demokracisë” si dhe vendosja e panos me fotot e asamblistëve