Të mërkurën në QKMF në Lipjan për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë është mbajtur një koktej i rastit në të cilën murrën pjesë Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Dr.Fiti Mëziu
Të mërkurën në QKMF në Lipjan për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë është mbajtur një koktej i rastit në të cilën murrën pjesë Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Dr.Fiti Mëziu,Drejtori I QKMF-së Dr.Naim Avdiu si dhe Kryeinfermieri Mentor Shamolli.
Infermieria është pjesë kryesore e organizmit të sistemit shëndetësor për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike,ofron mundësi të mirë për përkujdesje dhe ngritje të vetëdijesimit të popullatës për ruajtjen e shëndetit, tha në fjalën e tij përshëndetëse para infermierëve të komunës sonë drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Dr.Fitim Mëziu Ai më tej theksoi që hallka e parë e futjes së pacientit në sistemin shëndetësor është pikërisht infermieria e cila duhet të vazhdoj të ketë sjellje profesionale, bashkëpunim ndërkolegial, avancimi i njohurive në KPSH, avancimi në punën ekipore dhe e tërë kjo është detyrë parësore për plotësimin e nevojave të pacientëve. Fjalët janë të pakta për të përshkruar punën dhe përkushtimin e infermiereve por edhe të profesioneve tjerë shëndetësor për një jetë të shëndoshë. përfundoj z Mëziu
.