Të martën në hyrje të qytetit të Lipjanit saktësisht përballë objektit të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së u bë zbulimi i bustit të veprimtarit të qeshjes Kombëtare Mulla Hamit Bytyqi nga Sllovia e Lipjanit.

  Të martën në hyrje të qytetit të Lipjanit saktësisht përballë objektit të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së u bë zbulimi i bustit të veprimtarit të qeshjes Kombëtare Mulla Hamit Bytyqi nga Sllovia e Lipjanit. Iniciativa për ngritjen e këtij busti kohë më parë e kishte nisur shoqata e të burgosurve politikë të Kosovës. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin përfaqësues nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, përfaqësues nga Komuna e Lipjanit të prirë kryetari i kësaj komune z. Shukri Buja familjar dhe të tjerë. Mulla Hamit Sllovia ishte i lindur me 20 korrik në vitin 1919 në fshatin Sllovi të Lipjanit, qysh herët ishte i këqyr në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare dhe pikërisht për këtë në vitin 1949 arrestohet dhe burgoset ku dënohet me 7 vjet burg të rëndë. Pas lirimit privohet nga e drejta për punësim dhe ushtrim të lirisë fetare etj, vdiq në maj të vitit 2000.  
      Me këtë rast kryetari i Komunës z. Shukri Buja tha se Mulla Hamit Sllovia ishte ai që për herë të parë e ka ngrit çështjen e shkollave në Kosovë, në kohën e NDSH një nga veprimtarët ilegales dhe kohës se Adem Demaqit, ishte një nga veprimtarët më të njohur të ENDSH se pjesën e Karadaket. me ngritjen e bustit kemi dashtë të respektojmë një gjeneratë e cila ka vepruar politikisht e cila ishte pararendëse së veprimeve politike të  viteve 81-një dhe veprimtarëve gjatë luftës së fundit të UÇK-së për çlirim Kombëtar tha mes tjerash kryetari Buja. Në fund të këtij solemniteti bustin e Mulla Hamit Sllovisë e zbuluan Kryetari Shukri Buja, Sami Dermaku nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, si dhe djali i tij Ismet Bytyci.
 
 
 
 
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.