Me iniciativen e zyrëtares për barazi gjinore dhe Zyrës Lokale të Komuniteteve u
zhvillua një takim pune në komunën e Dragashit me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas
8 marsin…
Me iniciativen e zyrëtares për barazi gjinore dhe Zyrës Lokale të Komuniteteve u
zhvillua një takim pune në komunën e Dragashit me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas
8 marsin. Pjesmarrës te takimit ishin edhe zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës, zyrtarja
për barazi gjinore, zyra e komuniteteve lokale dhe shoqëria civile. Ky takim u mbajt në
shenjë te bashkëpunimit të mirë që ka komuna jone me OSBE-n. Qëllimi i këtij takimi
ishtë shkëmbimi i përvojave në mes te komunave të lartëpërmendura, njohja përsëafërmi
më vështirësit e komunës së Dragashit në aspektet e barazis gjinore dhe inkorporimi i saj
në shoqëri. Atje u pritmen nga përafqësuesit komunal të Dragashit, drejtori i
administratës, zyrtarja për barazi gjinore dhe kordinatorja e bordit inicues të grave. Gjatë
takimit pjësëmarrsit u njoftuan me problemet ekonomiko-sociale, kulturore arsimore që
ballafaqohen popullata, e sidomos më e theksuara ishte pozita e femrës avansimi i saj në
poziten e saj kur dihet se barazia gjinore këtu është në një nivel të ulët tha Lendita Piraj
zyrtare për Barazi Gjinore në komunen e Dtgashit. Ajo më këtë rast i ceki disa faktor të
cilët ndikojnë në avansimin e fëmrës dhe poziten e saj, si pozita gjeografike tereni i
shpërndarë malor, edhe dominimi i rendit patriarkal që është njaft prezent në këto treva.
Gjatë takimit mësuam se shkollimi ishte në nivel të ulët dhe rrall ka që pëfundojnë
shkollimin e mesëm për arsye se në fshatrat e Dragashit nuk ka asnjë shkollë të mesme
për veq në qyatet të Dragashit dhe fsahti i fundit prej qendre është 22 km. Numri i grave,
femra të punësuara është mjaft i kufizuar. Ndërsa Gjejrane Lokaj, kordinatore e Bordit
Inicues të Grave në komunën e Dragashit, fillimisht falenderoi OSBE-në për mundësimin
dhe financimin e këtij takimi, ajo gjithashtu ceki vështirësit me të cilat ballafaqohet femra
dhe lartësia e saj e madhe në komunën e Dragashit dhe rrethinën e saj, po ashtu foli edhe
rreth aktivitetit të Bordit ku e drejton ajo. Të pranishmit patën rastin të diskutojnë dhe të
shkëmbejnë përvoja në mes veti.